Një rast i rëndë është raportuar sot në Gjakovë, ku një grua është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete. Sipas mjekut, vdekja është konstatuar pas mbërritjes së saj në institucionin shëndetësor.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në trup nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente. Trupi i pajetë është dërguar për procedura të mëtejshme mjeko-ligjore, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave. /Pasqyrapress/


