5.9 C
Pristina
HomeLajmeGjendet i zhdukuri nga Gjilani

Gjendet i zhdukuri nga Gjilani

Pas disa orësh kërkimi intensiv dhe angazhimi të njësive relevante, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur i sigurt personi i mitur që ishte raportuar i humbur në Gjilan. Sipas njoftimit zyrtar, i riu është lokalizuar në gjendje të mirë shëndetësore, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë, qytetarëve dhe mediave.

Aktualisht, ai ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan me informacione dhe mbështetje gjatë procesit të kërkimit, duke theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë në raste të tilla. /pasqyrapress/

Foto: Policia e Kosoves
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat