5.9 C
Pristina
HomeLajmeGjendet pa shenja jete një person në lagjen Veternik

Gjendet pa shenja jete një person në lagjen Veternik

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së martës në lagjen Veternik të Prishtinës, ku autoritetet kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti. Sipas informatave zyrtare, rreth orës 15:00 Policia ka pranuar njoftimin për rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore. Burime të Insajderit bëjnë të ditur se rasti po trajtohet si vetëvrasje, ndërsa Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë vdekje. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat