7.6 C
Pristina
HomeLajmeGjendja e rënduar në Drenas dhe Semetisht të Suharekës (Video)

Gjendja e rënduar në Drenas dhe Semetisht të Suharekës (Video)

Reshjet e vazhdueshme kanë krijuar vështirësi serioze në disa pjesë të vendit, duke shkaktuar vërshime dhe përmbytje lokale. Pamje të publikuara nga terreni tregojnë se në fshatin Semetisht të Suharekës, një numër i konsiderueshëm shtëpish janë përfshirë nga uji, ndërsa toka bujqësore dhe rrugë lokale kanë pësuar dëme.

Sipas raportimeve, gjendje e ngjashme është evidentuar edhe në komuna të tjera, përfshirë Gjakovën, Skenderajn, Drenasin, Rahovecin dhe zona përreth, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Autoritetet lokale janë në monitorim të situatës, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara nga përmbytjet. /pasqyrapress/

https://www.instagram.com/reel/DTKzXkMgUWY/?utm_source=ig_web_copy_link
Foto: JOQ Kosova & faqja Smetisht.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat