Një ngjarje e rëndë është konfirmuar nga familjarët: Valentin Volaj, 23 vjeç nga Malësia e Madhe, i shpallur i zhdukur prej më shumë se një muaji në Gjermani, është gjetur pa shenja jete.
Rrethanat e sakta nuk janë bërë ende publike, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rastin. I riu ishte raportuar i zhdukur më 9 nëntor në Bremen, ka shkruar JOQ Albania.
Kërkimet u zhvilluan në disa zona dhe përfunduan me gjetjen e trupit të tij. Redaksia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. /Pasqyrapress/


