Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Gjermania në vlerë rreth 200 mijë euro. Paketa përfshin saktësisht 5 vetura operative si dhe pajisje teknologjike që do të përdoren për forcimin e kapaciteteve në terren, veçanërisht në mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Donacioni u dorëzua në prani të përfaqësuesve të Ambasada Gjermane, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes logjistike. /pasqyrapress/


