Një shembull pozitiv ndershmërie vjen nga Shtimja. Një qytetar, pasi ka gjetur një shumë parash, ka vendosur që pa hezitim t’i dorëzojë ato në stacionin policor. Veprimi i tij është cilësuar si gjest qytetar dhe model për shoqërinë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe përgjegjësia ende kanë vend në komunitet. /pasqyrapress/


