Në qendër të Gjilanit, një nismë e thjeshtë por domethënëse po tërheq vëmendjen e qytetarëve.
Xhemati i Gjilanit ka organizuar shpërndarjen e çajit falas për kalimtarët, duke ofruar ngrohtësi dhe solidaritet në ditët e ftohta të dimrit. Aktiviteti po zhvillohet përballë xhamisë së madhe, ku shumë qytetarë ndalen për një gotë çaj dhe një moment bashkësie. Nisma është pritur pozitivisht dhe shihet si shembull i kujdesit social dhe humanizmit në hapësirat publike. /Pasqyrapress/



