Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Gjilanit, ku një person është dërguar në emergjencë pa shenja jete.
Sipas informacioneve zyrtare, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa rrethanat e sakta të rastit mbeten ende të paqarta, shkruan Infokus Dëshmitarë të pranishëm kanë deklaruar se personi kishte humbur ndjenjat dhe ishte rrëzuar në vendin e punës.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes. /Pasqyrapress/


