4.7 C
Pristina
HomeLajmeGjilan: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të mituri...

Gjilan: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të mituri të zhdukur

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për lokalizimin e një të mituri nga Gjilani, për të cilin nuk ka informacione që nga fillimi i muajit janar. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për Xhengiz (Aliriza) Hyzeirin, i lindur më 15 korrik 2008, banues në rrugën “Lufta e Gjilanit”. Ai është shpallur person i humbur që nga 02.01.2026, ndërsa deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij. Autoritetet policore apelojnë që kushdo që ka informacion të dobishëm lidhur me rastin, ta njoftojë Policinë e Kosovës përmes: stacionit më të afërt policor, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, numrit emergjent 192.

Policia ka garantuar se çdo informacion i pranuar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Çdo ndihmë mund të jetë vendimtare, ka njoftuar policia ne facebook. /pasqyrapress/

Foto: Policia e Kosoves

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat