Pas publikimit të pamjeve nga Gjilani, Inspektorati Policor i Kosovës ka pezulluar dy zyrtarë policorë të cilët dyshohen për keqtrajtim të një qytetari.
Për Klan Kosova është konfirmuar se të dy policët kanë qenë në detyrë në momentin e incidentit dhe ndaj tyre është hapur procedurë hetimore. /Pasqyrapress/


