5.7 C
Pristina
HomeLajmeGjilani hap thirrjen për subvencionim të qirasë për familjet në nevojë

Gjilani hap thirrjen për subvencionim të qirasë për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit ka shpallur hapjen e thirrjes publike për programin e banimit, përkatësisht subvencionimin e qirasë për familjet që përballen me vështirësi ekonomike. Thirrja ka hyrë në fuqi më 12 janar 2026 dhe synon të mbështesë familjet rezidente që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi.

E drejta për aplikim u takon familjeve që jetojnë në Komunën e Gjilanit dhe ndodhen në gjendje të rëndë sociale. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë pune, nga 12 deri më 30 janar 2026. Aplikimet realizohen pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë, sipas dokumentacionit të kërkuar. Kërkesat e paraqitura pas afatit të caktuar nuk do të merren në shqyrtim. Për informata shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit. /PASQYRAPRESS/

Foto: Komuna e Gjilanit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat