Gjykata Kushtetuese ka përmbyllur shqyrtimin e disa ligjeve të miratuara në legjislaturën e fundit, duke vlerësuar se një pjesë e tyre nuk janë në përputhje me rendin kushtetues të vendit. Sipas vendimit të publikuar, shumica e trupit gjykues ka konstatuar se 12 akte ligjore të miratuara në Kuvend, me iniciativë të Qeverisë, cenojnë disa parime kushtetuese dhe për këtë arsye janë shfuqizuar. Çështjet e ngritura ishin dërguar për vlerësim nga opozita. Nga ana tjetër, vetëm tre ligje kanë kaluar filtrin e kushtetutshmërisë dhe mbeten në fuqi, ndërsa pjesa tjetër është rrëzuar nga gjykata. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zbatimin e politikave publike dhe në procesin ligjvënës në periudhën në vijim. /pasqyrapress/


