4.7 C
Pristina
HomePasqyra+Golden Eagle i vjen në ndihmë Çinarit 6-vjeçar

Golden Eagle i vjen në ndihmë Çinarit 6-vjeçar

Vogëlushi 6-vjeçar nga Prizreni ka nevojë për një operim të kushtueshëm në dorë, një rast jo i zakonshëm ku gishti tregues rritet në përmasa të mëdha dhe me dhimbje.

Mirëpo familja e tij, që jeton me të ardhura të pakta, nuk mund ta mbulojë këtë shpenzim. Në këtë situatë, Fondacioni “Golden Eagle” ndërhyri menjëherë duke kontribuar me 5,000 euro për trajtimin, duke lehtësuar një pjesë të kostos së operimit jashtë vendit.

Ndihma e fondacionit është një mbështetje e rëndësishme për familjen dhe një shembull i solidaritetit që u ofrohet rasteve në nevojë. Për Çinarin, kjo ndihmë sjell një hap më afër shërimit. /Pasqyrapress/

Foto: JOQ Albania.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat