8.2 C
Pristina
HomeLajmeGuxim mes flakëve: Zjarrfikësit e Gjilanit në një ndërhyrje të vështirë për...

Guxim mes flakëve: Zjarrfikësit e Gjilanit në një ndërhyrje të vështirë për të shpëtuar jetën dhe pronën

Zjarrfikësit e Gjilanit kanë intervenuar sot në një rast të ndjeshëm zjarri që ka përfshirë një market në qytet, duke u përballur me kushte të rrezikshme dhe tym të dendur.

Pamjet e publikuara nga Radio Star Gjilan, tregojnë momentet pas ndërhyrjes, ku në fytyrat e zjarrfikësve shihet lodhja dhe përkushtimi pas një aksioni të vështirë. Pavarësisht rrezikut, ata kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij, duke parandaluar pasoja më të mëdha.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima, ndërsa dëmet materiale janë ende duke u vlerësuar. Ky rast nxjerr edhe një herë në pah guximin dhe sakrificën e zjarrfikësve, të cilët çdo ditë vihen në shërbim të sigurisë së qytetarëve. /pasqyrapress/

Foto: Radio star Gjilan.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat