5.7 C
Pristina
HomeKulturëHapet rruga për fluturime të reja mes Kanadasë dhe Shqipërisë

Hapet rruga për fluturime të reja mes Kanadasë dhe Shqipërisë

Kanadaja dhe Shqipëria kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke nënshkruar një marrëveshje të re për transportin ajror, e cila pritet të krijojë mundësi të reja për udhëtime, tregti dhe bashkëpunim ekonomik. Sipas autoriteteve kanadeze, marrëveshja u jep mundësi linjave ajrore të operojnë deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për secilin shtet, si dhe deri në 10 fluturime javore për transport mallrash, me akses në të gjitha aeroportet e dy vendeve. Linjat ajrore mund të fillojnë ofrimin e shërbimeve menjëherë, pa vonesa shtesë administrative, shkruan PaxNews.

Ministri kanadez i Transportit, Steven MacKinnon, ka theksuar se kjo marrëveshje pritet të krijojë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike, duke forcuar lidhjet mes njerëzve dhe duke përmirësuar lidhshmërinë globale të Kanadasë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet kanadeze drejt Shqipërisë kanë arritur vlerën 85 milionë dollarë gjatë vitit 2024, ndërsa Shqipëria renditet si një nga destinacionet kryesore të eksporteve kanadeze në rajonin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kanadasë vlerëson se kjo marrëveshje do të lehtësojë edhe realizimin e fluturimit të parë të drejtpërdrejtë transatlantik drejt Shqipërisë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat