Një çështje e gjerë penale ka hyrë në fazë gjyqësore në Zvicër, ku në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas kosovar që vepron si imam dhe biznesmen, ka raportuar Alb info.ch Rasti po trajtohet nga autoritetet e kantonit Aargau dhe përfshin dyshime për shkelje serioze në fushën ekonomike.
Burime nga drejtësia zvicerane bëjnë të ditur se hetimet lidhen me menaxhimin e bizneseve, qarkullimin e parave dhe dokumentacionin financiar ndër vite.
Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për një skemë të dyshuar që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Në procedurë janë përfshirë edhe persona të tjerë të afërt me të dyshuarin, ndërsa gjykata ka ndërmarrë veprime shtesë për verifikimin e gjendjes së tij shëndetësore, pasi ai nuk u paraqit në seancën e parë. Autoritetet kanë kërkuar masa ndëshkuese të ashpra, përfshirë burgim dhe masa administrative, ndërsa vendimi final pritet në javët në vijim. /pasqyrapress/


