8.4 C
Pristina
HomePasqyra+Incident me mjete piroteknike, një i mitur dërgohet për trajtim mjekësor

Incident me mjete piroteknike, një i mitur dërgohet për trajtim mjekësor

Një incident i lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike është raportuar pasditen e sotme, ku një i mitur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informatave zyrtare, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet shëndetësore janë angazhuar menjëherë për trajtimin e tij. Gjendja e përgjithshme po vlerësohet nga mjekët. Për rastin janë njoftuar Policia dhe Prokuroria, të cilat kanë nisur procedurat përkatëse lidhur me “lëndim të shkaktuar nga mjete piroteknike”. Autoritetet kanë rikujtuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike, për të parandaluar raste të ngjashme. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat