Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku gjatë një incidenti janë përfshirë anëtarë të stafit shëndetësor dhe sigurimit. Sipas informacioneve, situata ka eskaluar brenda repartit të ortopedisë, duke shkaktuar tension dhe ndërhyrje të menjëhershme. Pamjet që qarkullojnë tregojnë momentet e kaosit brenda institucionit shëndetësor, ndërsa rasti ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e mjekëve dhe infermierëve gjatë ushtrimit të detyrës. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme. /PASQYRAPRESS/


