2.6 C
Pristina
HomePasqyra+Incident shqetësues-dëmtohet xhamia e komunitetit shqiptar në Austri

Incident shqetësues-dëmtohet xhamia e komunitetit shqiptar në Austri

Një ngjarje shqetësuese është raportuar gjatë orëve të vona të së dielës në qytetin Hollabrunn të Austrisë, ku hyrja e një xhamie të përdorur nga komuniteti shqiptar ka pësuar dëmtime materiale. Sipas raportimeve të mediave lokale austriake, të cituara nga albinfo.at dhe orf.at, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:55 në rrugën Znaimer Straße.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të forta pak pas mesnatës. Autoritetet bëjnë të ditur se dëmtimet janë konstatuar në një xham të objektit dhe ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë nëse dëmi është shkaktuar nga një predhë. Në momentin e ngjarjes, dy persona ndodheshin brenda ndërtesës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja po trajtohet nga Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Luftën kundër Ekstremizmit, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Austrisë së Poshtme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që disponojnë informacione të vlefshme të kontaktojnë Policinë e Hollabrunnit. Hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet me seriozitet nga institucionet përkatëse. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat