Një numër i madh qytetarësh i dhanë sot lamtumirën e fundit këngëtarit Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi, figurë e njohur e muzikës dhe solist i grupit “Ilirët”.
Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku përveç familjarëve dhe miqve, morën pjesë edhe shumë dashamirë të muzikës së tij, duke e kthyer lamtumirën në një moment prekës për komunitetin artistik.
Shemsi Krasniqi ishte gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 15:00, në banesën e tij në kryeqytet, lajm që tronditi opinionin publik dhe botën e artit. /pasqyrapress/


