Ish-këshilltari special Jack Smith pritet të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve më 17 dhjetor, pas një thirrjeje të bërë nga kryetari i komitetit, Jim Jordan. Sipas dokumenteve të siguruara nga Fox News, Jordani ka kërkuar që Smith të dorëzojë edhe të gjitha dokumentet dhe komunikimet nga periudha e punës së tij si këshilltar special.
Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa republikanët po kritikojnë hetimet e Smith ndaj Donald Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ka shkruar Demos, transmeton Pasqyra press. Smith i mbylli këto hetime pasi Trump fitoi zgjedhjet e 2024-s, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të presidentëve në detyrë.
Edhe pse Smith është ofruar të dëshmojë publikisht, Jordani ka zgjedhur formatin e mbyllur për t’i dhënë komisionit më shumë kohë për pyetje. Para këtij roli, Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë, që heton krimet e pretenduara të UÇK-së, prej nga ai u largua për t’u angazhuar në SHBA. /Pasqyrapress/.


