5.7 C
Pristina
HomeRozëJonida Maliqi flet për periudhën e errët, deshti t'i jepte fund jetës

Jonida Maliqi flet për periudhën e errët, deshti t’i jepte fund jetës

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi ka ndarë për herë të parë një rrëfim të ndjerë për periudhën më të vështirë të jetës së saj si nënë. Ajo ka folur hapur për momentet e pasigurisë dhe frikës kur vuri re se djali i saj ishte ndryshe nga bashkëmoshatarët, duke pranuar se ka kaluar gjendje të rënduar emocionale.

Artistja tregon se në ato çaste është përballur me mendime shumë të errëta dhe me ndjenjën e pafuqisë, duke tentuar ti japë fund jetës, por thekson se forca për të vazhduar përpara erdhi nga dashuria për djalin dhe mbështetja e familjes. Sipas saj, pranimi i realitetit dhe kërkimi i ndihmës profesionale ishin hapat që ndryshuan gjithçka.

Me këtë dëshmi publike, ajo synon të japë një mesazh ndërgjegjësues për prindërit që përballen me sfida të ngjashme, duke i inkurajuar të flasin, të kërkojnë ndihmë dhe të mos ndihen vetëm. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat