5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Kallashnikovi i UÇK-së ekspozohet në Imperial War Museum në Londër

Kallashnikovi i UÇK-së ekspozohet në Imperial War Museum në Londër

Në Imperial War Museum në Londër ekspozohet tani një kallashnikov i përdorur nga UÇK-ja gjatë viteve ’90. Sipas ekspertit Jonathan Ferguson, arma është prodhim shqiptar i vitit 1986, i bazuar në modelin kinez Type 56, dhe dallohet për gdhendjen “UÇK” në drurin e saj – një shenjë e drejtpërdrejtë e lidhur me luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Ferguson thotë se arma u sigurua gjatë angazhimit britanik në kuadër të forcave paqeruajtëse, megjithëse mbetet e panjohur kush e përdori. Krahas saj, muzeu ruan edhe vizatime të fëmijëve kosovarë që pasqyrojnë përjetimet e tyre gjatë luftës 1998–1999. /Pasqyrapress/.

Foto: Youtube.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat