Studime të bazuara në mijëra skanime MRI tregojnë se truri nuk është kurrë statik, por riorganizohet gjatë gjithë jetës në disa faza kyçe.
9 vjeç – Vendosen bazat e mendimit abstrakt dhe kontrollit emocional.
32 vjeç – Truri arrin kulmin e stabilitetit dhe efikasitetit.
66 vjeç – Ndryshime delikate në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe fleksibilitet kognitiv.
83 vjeç – Riorganizim i ri, i lidhur me përshtatjen ndaj plakjes. Këto faza shpjegojnë pse aftësitë mendore ndryshojnë me kalimin e viteve. Truri vazhdon të zhvillohet dhe të përshtatet dekadë pas dekade. /Pasqyrapress/


