7.6 C
Pristina
HomePasqyra+Kolosjan: Qytetari përballet me një familje arinjsh

Kolosjan: Qytetari përballet me një familje arinjsh

Një moment i pazakontë nga natyra është regjistruar së fundmi në zonën e Kolosjanit, nga një qytetar, ku një familje arinjsh është parë duke lëvizur qetësisht përgjatë rrugës, mes peizazhit të mbuluar me borë. Pamjet, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë një arushë me këlyshët e saj, teksa ecin në mënyrë të organizuar, pa shfaqur shenja agresiviteti.

“Mirë se isha në makinë ju përshëndes nga Kolosjani”, ka shkruar qytetari. Ekspertët theksojnë se gjatë stinës së dimrit, arinjtë mund të zbresin më afër zonave të banuara në kërkim të ushqimit, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin afrimin. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat