5.7 C
Pristina
HomeLajmeKosova sot kujton një nga plagët më të rënda të historisë së...

Kosova sot kujton një nga plagët më të rënda të historisë së saj-Masakrën e Reçakut

Kanë kaluar 27 vite nga 15 janari 1999, dita kur 45 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë mizorisht nga forcat serbe, në një krim që tronditi opinionin botëror dhe nxori në dritë realitetin e dhunës ndaj popullit të Kosovës. Reçaku mbetet një simbol i sakrificës dhe qëndresës, dëshmi e çmimit të lirisë dhe e vuajtjeve të një populli që kërkonte të jetonte i lirë në tokën e vet. Përvjetori shënohet me aktivitete përkujtimore tradicionale “Ditët e Reçakut”, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në nderim të martirëve dhe për të ruajtur të vërtetën historike.

Në mbarë Kosovën, ora e parë mësimore i kushtohet kësaj ngjarjeje, si mesazh kujtese dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj. Homazhet zhvillohen në Kompleksin Memorial të Reçakut dhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime, ndërsa gjatë ditës mbahen ceremoni shtetërore dhe akademi përkujtimore. Mëngjesi i 15 janarit 1999 e gjeti Reçakun të rrethuar. Pas bombardimeve, forcat serbe hynë në fshat duke kryer bastisje dhe ekzekutime të civilëve të pafajshëm. Pamjet dhe dëshmitë nga Reçaku u bënë një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe një pikë kthese në ndërgjegjësimin ndërkombëtar. Reçaku nuk është vetëm një emër vendi — është kujtesë, obligim moral dhe thirrje e përhershme që e vërteta të mos harrohet kurrë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat