Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme në komunën e Mamushës vazhdon të jetë zero edhe pas mesditës. Deri në orën 13:20, nuk është regjistruar asnjë qytetar që të ketë ushtruar të drejtën e votës.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Mamushë të drejtë vote kanë gjithsej 4 mijë e 683 qytetarë, por deri në këtë orë nuk është shënuar asnjë votim. Ndryshe nga kjo komunë, në nivel vendi procesi zgjedhor ka shënuar pjesëmarrje më të lartë.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri në orën 13:00 në Republikën e Kosovës kanë votuar 221 mijë e 289 qytetarë, nga 1 milion e 999 mijë e 204 persona me të drejtë vote. Procesi zgjedhor po monitorohet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa priten përditësime të reja gjatë orëve në vijim. /pasqyrapess/


