Një murgeshë kroate është vënë në qendër të hetimeve pasi autoritetet dyshojnë se ajo ka inskenuar një incident dhe më pas ka fajësuar padrejtësisht besimtarë myslimanë për një sulm të supozuar. Ajo i ka ngulur thikën vetes dhe fajin u mundua t’ia hedhë muslimanëve.
Sipas mediave lokale, policia po verifikon rrethanat dhe po sqaron deklarimet e saj, ndërsa ngjarja ka hapur debat mbi përhapjen e akuzave të rreme dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërfetare. /Pasqyrapress/.



