Hati Brika, e njohur gjerësisht në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me disa postime që nisën menjëherë valën e thashethemeve.
Ajo publikoi fillimisht një fotografi ku shfaqej me fustan nuseje, gjë që mjaftoi që rrjeti të shpërthente me komente e pyetje mbi një martesë të mundshme. Pamjet u interpretuan si një paralajmërim i një hapi të madh në jetën e saj private, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Por misteri nuk zgjati shumë. Në një postim tjetër, Hati tregoi dorën me një unazë, të shoqëruar me mbishkrimin: “I said yes to the dress!”—duke bërë të qartë se gjithçka ishte pjesë e një projekti reklamues dhe jo një lajm për fejesë apo martesë. Me këtë lëvizje, Hati tregoi sërish se di si ta mbajë publikun të angazhuar dhe si t’i shndërrojë bashkëpunimet e saj në momente që marrin vëmendjen e të gjithëve. /Pasqyrapress/


