5.7 C
Pristina
HomeRozëLabi kërkon publikimin e votave dhe paralajmëron hapa ligjorë

Labi kërkon publikimin e votave dhe paralajmëron hapa ligjorë

Një reagim i fortë ka ardhur nga këngëtari pas zhvillimeve të fundit në spektakël. Labinot Rexha ka ngritur publikisht shqetësime lidhur me procesin e votimit, duke kërkuar publikimin e votave që ai pretendon se i ka siguruar nga publiku. Sipas tij, nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk bëhen publike rezultatet reale, do të ndjekë rrugë ligjore dhe do ta çojë çështjen edhe në instanca ndërkombëtare.

Artisti thekson se ka prova për mbi 60 mijë vota dhe e konsideron të papranueshme mënyrën si është menaxhuar raundi i dytë i votimit. Ai kërkon transparencë të plotë dhe sqarim publik për gjithë procesin, duke shtuar se publiku meriton respekt për mbështetjen e dhënë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat