UNESCO ka përfshirë lahutën shqiptare në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale që mbrohen me urgjencë.
Ky vendim e njeh instrumentin tradicional si një pasuri të rëndësishme të kulturës sonë, me vlerë historike dhe artistike. Përmes këtij statusi, lahuta merr mbështetje të veçantë për ruajtje, promovim dhe vazhdimësi, si një simbol i rrëfimeve dhe traditës së hershme shqiptare. /Pasqyrapress/


