Universiteti i Prishtinës ka miratuar vendimin që afatet e vlerësimit të nëntorit dhe prillit të jenë të unifikuara për të gjitha njësitë akademike.
Ky ndryshim, i kërkuar nga Parlamenti Studentor, synon të sigurojë barazi dhe organizim të njëjtë për të gjithë studentët gjatë kësaj periudhe tranzitore dyvjeçare.
Parlamenti Studentor ka falënderuar udhëheqësit e UP-së dhe organizatat studentore për mbështetjen, duke theksuar se do të vazhdojë të angazhohet për kërkesat e studentëve./Pasqyrapress/.


