9.9 C
Pristina
HomeLajmeLajmërohet Fero nga Dubai, flet për gjendjen aktuale

Lajmërohet Fero nga Dubai, flet për gjendjen aktuale

Reperi i njohur shqiptar Fero ka reaguar pas shqetësimeve të fundit, duke siguruar ndjekësit se është mirë dhe jashtë çdo rreziku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderoi të gjithë ata që i kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen e tij. “Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak”, ka theksuar ai, duke qetësuar fansat. Fero shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e treguar, ndërsa një falënderim të veçantë ia drejtoi kompanisë “Newways Travel”, për të cilën tha se ka treguar profesionalizëm dhe e ka menaxhuar situatën në mënyrë të qetë dhe të shpejtë gjatë qëndrimit të tij në Dubai. Sipas mesazhit të publikuar, artisti vlerësoi partnerët që, siç u shpreh ai, qëndrojnë pranë në momentet kur është më e nevojshme. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat