Sulmuesi shqiptar Jasir Asani ka publikuar një mesazh nga Irani, duke qetësuar ndjekësit dhe duke folur për situatën atje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asani bëri të ditur se është mirë me shëndet dhe shprehu shpresën që gjithçka të rikthehet sa më shpejt në normalitet. Ai uroi që njerëzit të jenë të sigurt dhe të lumtur në vendin e tyre, duke theksuar dëshirën për paqe për të gjithë. Mesazhi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për Iranin, ndërsa futbollisti shqiptar ka zgjedhur të përcjellë një thirrje për qetësi dhe stabilitet. /pasqyrapress/


