Një moment i ëmbël nga jeta private e këngëtares ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Leonora Jakupi ka ndarë me publikun një fotografi që flet më shumë se fjalët. Në imazhin e publikuar, ajo shihet me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, ndërsa dora e partnerit të saj shfaqet duke i dhënë një prekje romantike momentit.
Postimi është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e një periudhe të lumtur në jetën e saj personale. Edhe pse artistja ka zgjedhur të ruajë privatësinë sa i përket detajeve të marrëdhënies, fotografia ka mjaftuar për të nxitur reagime të shumta pozitive dhe komente mbështetëse. /pasqyrapress/



