Një denoncim për dhunë brenda një familjeje ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në Lipjan, ku një grua ka kërkuar mbrojtje pas një situate të tensionuar në banesën ku jetonte.
Burime policore bëjnë të ditur se rasti ka të bëjë me një konflikt serioz familjar, ku në ngjarje dyshohet të jenë të përfshirë bashkëshorti i gruas dhe një familjare e tij. Pas ndërhyrjes së Policisë, të dy personat janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme. Gruaja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është larguar nga ambienti ku ndodhi rasti, duke u sistemuar te familja e saj.
“Viktima ka raportuar dhunë të ushtruar nga dy persona me të cilët bashkëjetonte. Pas trajtimit mjekësor, ajo është kthyer te familja e saj, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /pasqyrapress/


