13 C
Pristina
HomeLajmeLumi Mat merr jetën e një 66-vjeçari

Lumi Mat merr jetën e një 66-vjeçari

Një burrë 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Mat, në qarkun e Matit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën pasi është marrë nga rryma e fortë e lumit, në momentin kur ka tentuar ta kalojë atë. Trupi i pajetë është lokalizuar në zonën e fshatit Fshat, pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me familjarët, ka shkruar Jepi ze.

Autoritetet bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme ishte raportuar humbja e kontakteve me shtetasin, çka çoi në nisjen e menjëhershme të kërkimeve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Gjatë veprimeve paraprake dyshohet se 66-vjeçari, në përpjekje për të kaluar lumin Mat, është marrë nga rryma e fortë dhe si pasojë ka humbur jetën,” njofton Policia. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat