Pas sinjaleve për parregullsi serioze gjatë procesit të rinumërimit të votave në rajonin e Prizrenit, institucionet e drejtësisë, konkretisht kryeprokuroi i Prizrenit për TV Dukagjini ka deklaruar se ka ndërmarrë hapa konkret për të sqaruar situatën.
Sipas deklarimeve zyrtare, Prokuroria ka monitoruar nga afër procesin dhe, me afrimin e përfundimit të tij, janë evidentuar veprime që ngrejnë dyshime për manipulim të votave dhe dokumentacionit zgjedhor, veçanërisht brenda subjekteve politike.
Me iniciativë institucionale, është autorizuar Policia e Kosovës për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të siguruar prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet që lidhen me numërimin e votave. Nga Prokuroria është theksuar se çdo veprim që cenon vullnetin e qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor përbën vepër penale dhe do të trajtohet pa asnjë kompromis. /pasqyrapress/


