5.7 C
Pristina
HomeLajmeManipulim me vota: Prokuroia në Gjilan nis intervistimet

Manipulim me vota: Prokuroia në Gjilan nis intervistimet

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për Indeks Online se ka nisur intervistimin e personave të dyshuar në lidhje me pretendimet për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor. Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe aktualisht janë duke u mbledhur informacione përmes intervistave me persona që mund të kenë njohuri për rastin.

Sipas tij, për momentin nuk mund të ndahen detaje shtesë, për shkak të ndjeshmërisë së procesit hetimor. Rasti në Gjilan vjen në kuadër të hetimeve më të gjera që po zhvillohen edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, ku më herët janë raportuar arrestime dhe ndalime të zyrtarëve zgjedhorë për dyshime të ngjashme. Autoritetet kanë theksuar se hetimet do të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe se çdo shkelje e mundshme e procesit zgjedhor do të trajtohet me seriozitet të plotë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat