Në Suedi po shfaqet çdo vit një prirje në rritje për vendosjen e mikroçipëve nën lëkurë. Deri tani, rreth 6 mijë qytetarë kanë zgjedhur me dëshirë të implantojnë një pajisje të vogël në pjesën e dorës.
Ky çip, i madhësisë së një kokrre orizi, përdoret kryesisht si zëvendësues i kartave të identifikimit, çelësave, biletave apo hyrjeve në ambiente pune dhe palestra, duke mundësuar një mënyrë më të shpejtë dhe praktike për t’i përdorur këto shërbime.
Në anën tjetër, specialistët tërheqin vëmendjen për mundësitë e cenimit të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave, pasi ende mungojnë norma të qarta ligjore që të mbrojnë informacionin e ruajtur në këta mikroçipë. /Pasqyrapress/.


