1.8 C
Pristina
HomeShëndetësiMitrovicë: Shtatzënia jashtë mitre, mjekët arrijnë ta shpëtojnë pacienten

Mitrovicë: Shtatzënia jashtë mitre, mjekët arrijnë ta shpëtojnë pacienten

Një reagim i shpejtë dhe profesional i stafit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ka qenë vendimtar për shpëtimin e jetës së një gruaje 37-vjeçare, e cila u paraqit në gjendje kritike shëndetësore. Pacientja ishte dërguar në Shërbimin Emergjent me parametra jetësorë shumë të ulët, gjendje të rënduar dhe shenja të qarta të humbjes masive të gjakut, ka shkruar gazeta Sinjali. Pas ekzaminimeve të menjëhershme laboratorike dhe ultrazërit, mjekët konstatuan se bëhej fjalë për një shtatzëni jashtë mitre, një rast i rrallë dhe me rrezik të lartë për jetën. Situata kërkoi veprim urgjent, ndaj ekipet e Emergjencës, Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Anestezionit vepruan në koordinim të plotë, duke kryer një laparotomi emergjente.

Ndërhyrja rezultoi vendimtare për stabilizimin e pacientes dhe shmangien e pasojave fatale. Sipas mjekëve, rastet e tilla janë ndër më të rrezikshmet në obstetrikë dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm, pasi çdo vonesë mund të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e pacientes. Gjendja e 37-vjeçares raportohet tashmë e stabilizuar, ndërsa ajo po vazhdon trajtimin nën kujdesin e mjekëve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat