Federica Mogherini ndalohet në bastisje për dyshime për mashtrim me fonde të BE-së, kanë shkruar mediat e huaja, si Financial Times/Euronews, transmeton Pasqyra press.
Policia belge ka bastisur selinë e European External Action Service (EEAS) në Bruksel dhe kampuset e College of Europe në Brugge, si pjesë e një hetimi të drejtuar nga European Public Prosecutor’s Office (EPPO) për dyshime për mashtrim, korrupsion dhe konflikt interesi në lidhje me një program trajnimi për diplomatët e rinj të financuar nga BE.
Sipas hetimeve — që prekin vendime për kontrata të vitit 2021–2022 — dyshohet se ofertat mund të jenë manipuluar me informacione të brendshme, duke shkelur rregullat për garë të lirë. Operacioni çoi në ndalimin e tre personave; Federica Mogherini — ish-përfaqësuese e lartë e BE-s dhe aktualisht rektore e College of Europe — është përfshirë si njëri nga të dyshuarit. Hetimi është ende në zhvillim e sipër dhe deri më tani asnjë person nuk është dënuar. /Pasqyrapress/.



