14.2 C
Pristina
HomeLajme"Mossi" dhe të tjerë sulmojnë fizikisht Burim Pacollin

“Mossi” dhe të tjerë sulmojnë fizikisht Burim Pacollin

Gazetari i mediumit Nacionale, Burim Pacolli, raportohet se është sulmuar fizikisht në Prishtinë, pas disa analizave dhe recensioneve muzikore që kishte publikuar së fundmi. Sipas raportimit të publikuar nga Nacionale, në incident janë përmendur emra si reperi “Mossi”, Gramos Krasniqi dhe persona të tjerë. Ngjarja thuhet se lidhet me analizën që Pacolli i kishte bërë pesë “freestyle”-eve më të forta të Meriton Mjekiqit, ku në renditje përfshiheshin edhe dy “diss”-e të reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, ndaj Mossit. Sipas të njëjtit burim, sulmi ka ndodhur në lagjen “Interex” në Prishtinë, derisa gazetari ishte duke kryer shërbime bankare. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat