Në një njoftim zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka rekomanduar që qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet drejt vendeve të rajonit të prekur nga zhvillimet e fundit të sigurisë, deri në një qetësim të plotë të situatës. Sipas njoftimit, autoritetet vendore të shteteve përkatëse kanë këshilluar që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, ndërsa çdo lëvizje të bëhet me përgjegjësi individuale. Po ashtu, theksohet se shtetet nuk mund të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të lindin nga zhvillimet e paparashikueshme.
Rekomandimet për qytetarët përfshijnë: • Të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. • Të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në një njoftim tjetër. • Të mbajnë kontakt të rregullt me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Për raste urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë ambasadat e Kosovës në: • Emiratet e Bashkuara Arabe: +971 547092109 • Izrael: +972 586 340450 • Arabinë Saudite: +966 537508835 • Katar: +974 5055 9453 Ministria ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe do të informojë rregullisht për çdo zhvillim të ri. /pasqyrapress/


