7.9 C
Pristina
HomeLajmeNataliteti po bie në Kosovë, 1500 foshnje më pak

Nataliteti po bie në Kosovë, 1500 foshnje më pak

Kosova po përballet me një ulje të vazhdueshme të natalitetit, sipas të dhënave më të fundit zyrtare. Raportimet tregojnë se gjatë këtij viti kanë ardhur në jetë rreth 1,500 foshnje më pak krahasuar me vitet paraprake.

Ekspertët theksojnë se situata ekonomike, përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve bazë si qumështi, po ndikon drejtpërdrejt në vendimet e familjeve të reja për të pasur fëmijë.

Demografët dhe sociologët shprehin shqetësim për këtë tendencë, duke paralajmëruar se rënia e lindshmërisë mund të krijojë sfida afatgjata për zhvillimin e vendit. Ndërkohë, raportohet se popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 ka arritur në rreth 1,585,566 banorë./Pasqyrapress/.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat