5.7 C
Pristina
HomeKulturëNderim për dëshmorët e dhjetorit, kujtesë e përhershme e lirisë

Nderim për dëshmorët e dhjetorit, kujtesë e përhershme e lirisë

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar dëshmorët e rënë gjatë luftës çlirimtare në muajin dhjetor.

Në këtë përkujtim, OVL-UÇK ka theksuar se gjaku dhe sakrifica e tyre janë themeli mbi të cilin u ndërtua liria dhe shtetësia e Kosovës. Sipas OVL-UÇK-së, dëshmorët mbeten simbol i guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun, ndërsa amaneti i tyre obligon brezat e sotëm dhe të ardhshëm të ruajnë vlerat e luftës çlirimtare dhe të punojnë për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat