2.6 C
Pristina
HomeLajmeNdërron jetë Afërdita Agushaj Ismajli, Arbër Ismajli falënderon qytetarët për mbështetjen dhe...

Ndërron jetë Afërdita Agushaj Ismajli, Arbër Ismajli falënderon qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin

Arbër R. Ismajli falënderon qytetarët për mbështetjen pas ndarjes nga jeta të Afërdita Agushaj Ismajli Në një mesazh publik, Arbër R. Ismajli ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të familjes për të gjithë qytetarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që u qëndruan pranë në momentet e dhimbshme pas ndarjes nga jeta të kunates se tij, Afërdita Agushaj Ismajli.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë mortore dhe ndanë dhimbjen me familjen, duke theksuar se prania dhe mbështetja e treguar ishin një ngushëllim i madh në këto çaste të vështira.

Falënderime të veçanta janë adresuar për Shkollën e Muzikës, subjektet politike, qytetarët, institucionet lokale, Këshillin e Bashkësisë Islame me imamët, si dhe për partnerët nga jashtë dhe të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje përmes fjalëve, mesazheve dhe lutjeve. Po ashtu, familja ka njoftuar se të pamet do të mbahen duke filluar nga dita e nesërme, për tri ditë radhazi, nga ora 09:00 deri në 17:00, në restorantin “Nora”, në lagjen Dardania I. Në përmbyllje, Arbër R. Ismajli ka theksuar se solidariteti dhe humanizmi i treguar nga të gjithë do të mbeten vlera të paharrueshme për familjen. /pasqyrapress/

Foto: Arber Ismajli, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat