5.7 C
Pristina
HomeLajmeNdërron jetë babai i Salih Mustafës, reagon OVL për Gjykatën Speciale

Ndërron jetë babai i Salih Mustafës, reagon OVL për Gjykatën Speciale

U nda nga jeta babai i Salih Mustafës, i cili nuk ishte me shëndet të plotë kohëve të fundit, dhe nuk mundi ta shohë djalin e tij pasi Gjykata Speciale nuk ia lejoi..

Për këtë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës që Salih Mustafa të lejohej për një vizitë pranë babait të tij, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet humane.

Sipas reagimit, Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për ndikim në procese gjyqësore apo dëshmitarë, ndërsa theksohet se mohimi i një kërkese të tillë humanitare cenon standardet minimale të të drejtave të njeriut. Reagimi ka nxitur diskutime të shumta në opinionin publik lidhur me balancën mes drejtësisë dhe humanizmit. /pasqyrapress/

” OVL UÇK shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili tashmë ka ndërruar jetë, pa e parë dhe pa i dhënë lamtumirën e fundit të birit. Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor. Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale. Mohimi i së drejtës për t’i qëndruar pranë prindit në momentet e fundit të jetës dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit është një akt që tejkalon çdo kufi të drejtësisë dhe e zhvesh procesin nga çdo ndjenjë njerëzore. Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi, por padrejtësi e institucionalizuar. Ngushëllime familjes Mustafa, bashkëluftëtarëve të Calit dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Jahja” , ka reaguar në facebook OVL.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat