1.5 C
Pristina
HomeRozëNdërron jetë gjyshi i Labit, ai ende nuk e di brenda BBVK

Ndërron jetë gjyshi i Labit, ai ende nuk e di brenda BBVK

Një situatë e ndjeshme familjare ka shoqëruar orët e fundit për banorin e Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhën. Teksa ai vazhdon garën i izoluar brenda shtëpisë, jashtë saj familja e tij po përballet me një humbje të rëndë. Sipas informacioneve të publikuara në media, gjyshi i Labinotit, Ali Rexha, është ndarë nga jeta, duke lënë pas dhimbje te familjarët dhe të afërmit.

Ai përmendet si një figurë e respektuar në Rahovec, i njohur për urtësinë, përkushtimin dhe karakterin e fortë. Deri në këto momente, ende nuk ka një konfirmim nëse produksioni e Big Brother VIP Kosova do ta njoftojë Labinotin për këtë ngjarje gjatë Prime-it apo nëse do të merret një vendim tjetër në bashkëpunim me familjen. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat